Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani ku kanë marrë pjesë edhe partitë e tjera.
Hamza ka thënë se përgjegjësia për situatën dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është e LVV-së, meqë kanë pasur mundësi t’i japin vendit stabilitet por nuk e kanë bërë.
“Në repsektim të ftesës së presidentes ne ishim në takim të ftuar nga Osmani ku diskutuam për mundësinë e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhje që kemi ardhur në këtë moment, s’ka pasur arsye. Përgjegjësia i bie LVV-së sepse kanë mundur t’i japin vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht është bërë me marrëveshje politike. Ne kemi qenë konstruktiv dhe bëmë përpjekje për t’i dhënë vendit president. Unë s’kam vendosur vija të kuqe për asnjë prej partive”, ka thënë Hamza.
