Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 12:13
Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, nuk e kupton arsyeshmërinë e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dje për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.

Clark tha se dëshmia e tij dhe dëshmitë e të tjerëve do të shpiejnë te rrëzimi i këtij vendimi në Apel.

“Por e di që unë dhe shumë të tjerë kemi dhënë dëshmi që do të shpiejnë te rrëzimi i këtij vendimi”, tha ai në emisionin “Off the Record me Andrea Dangllin” në A2 CNN.

Amerikani tha se nuk i di motivet dhe “çfarë ka ndodhur pas dyerve me gjykatësit” për ta sjellë këtë vendim, të cilin e quan të pakuptimtë.

“Sepse duhet parë edhe nga vetë Gjykata e Apelit, por nuk i di motivet dhe çfarë ka ndodhur veçanërisht pas dyerve me gjykatësit. Për mua nuk ka kuptim, por ndoshta është diçka që ata dinë që ne nuk e dimë”, tha ai.

Akuzat mbi të cilat u dënuan ish-drejtuesit e UÇK-së, Clark i quan qesharake dhe të pambështetura në dëshmi të forta.

“E kam shumë të vështirë të kuptoj se si mundet një gjykatë e tillë ta dënojë një organizatë të tillë me akuza qesharake që janë bërë dhe që nuk u gjetën dëshmi të forta për to”, tha ai.

“Dhe në pikëpamjen time, pavarësisht se s’jam jurist, shpresojmë që të kemi një rezultat tjetër në Apel”, tha Clark.

I pyetur nëse mendon se SHBA-ja do ta mbështesë pa rezerva këtë proces nëse edhe Apeli konfirmon vendimin e djeshëm, Clark tha se “SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet të punojnë për procesin e Apelit që Apeli të dalë me vendimin e duhur”.

Clark tha se “mund ta dërgonim edhe George Washingtonin në një gjykatë të tillë”.

“Nuk ka kuptim të ndëshkohen këta njerëz”, tha ai.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim – të gjithë për krime lufte.

clarkdëshmiapeli

Më shumë nga Lajme

  • 13:48OVL e UÇK-së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë
  • 13:46Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë
  • 13:35'Shtet për vete, dajën, tezen', Haradinaj i ashpër për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales
  • 13:34“Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë” – Studentët protestojnë në Prishtinë për katërshën e UÇK-së
  • 13:22Publikohet poezia që Jakup Krasniqi shkroi në paraburgim, bisedë imagjinare me nënën