Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se për vazhdim të seancës konstituive vendos kryesuesi i saj, Avni Dehari.

Kurti ka thënë se as nuk e ka takuar e as s’ka ndërmend ta takojë, meqë ka shumë punë.

“Pra, seanca konstitutive e Kuvendit ka nisur dje. Kur vazhdon, vendos kryesuesi i seancës. Unë nuk jam takuar sot me kryesuesin e seancës dhe nuk e kam ndërmend të takohem me kryesuesin e seancës, sepse kam shumë punë si kryeministër në detyrë. Ju e dini, përveç që duhet të vij në bisedime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, e duhet të shkruaj letra me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, sepse ai refuzon të takohet me mua, kam shumë punë me të gjithë ministrat dhe me projektet që vazhdojnë”.