Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku për Flora Brovinën: Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 11:24
Çitaku për Flora Brovinën: Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e pikëlluar pas lajmit për vdekjen e ish-deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Brovina ishte një grua e jashtëzakonshme.

“Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi”, ka shkruar ajo.

Pos tjerash Çitaku kujtoi edhe takimin e sa të parë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Nuk kam për ta harruar kurrë takimin e saj të parë me Hashim Thaçin dhe luftëtarët e UÇK-së, pas lirimit të zonjës Brovina nga burgjet serbe, ku po mbahej si peng lufte. “Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë.””, shkroi ajo.

“Kështu ishte Flora. E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj. Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë, i shërbeu vendit të saj dhe, edhe përballë së keqes, nuk e humbi kurrë njerëzoren. Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina. Kosova do të të kujtojë me nder e mirënjohje”, ka shkruar deputetja Çitaku.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra.

çitakuflorajeta

Të ngjashme

“E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës

“E kemi lutur...”, Vlora Çitaku flet për dorëheqjen e Bedri Hamzës

22:17
Çitaku thotë se Ligji për Specialen kthehet në Kuvend “më së largu deri të hënën”

Çitaku thotë se Ligji për Specialen kthehet në Kuvend “më së largu deri të hënën”

22:14
Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel

Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel

21:41
Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë

21:40

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë
  • 17:47Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në sundimin e ligjit, reforma në drejtësi mbetet prioritet
  • 17:45Rafuna: Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon, Qeveria të përgatisë paketë masash
  • 17:45Bie për 4 cent çmimi i naftës, MINTI intensifikon mbikëqyrjen e tregut
  • 17:44Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE