Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 22:12
Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kërkuar që emri i ish-presidentit Hashim Thaçi të mos përfshihet në debatet dhe pazaret politike të ditës.

Përmes një postimi, Çitaku ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke e përshkruar atë si një periudhë “të parëndomtë” dhe “jashtë Kushtetutës”.

“Po jetojmë në një kohë të parëndomtë. Jashtë Kushtetutës. Jashtë çdo rendi që kjo Republikë e ka paraparë për veten”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se është e dhimbshme të shihet Kosova në këtë gjendje, ndërsa ka kërkuar që Thaçi të mos përfshihet në kombinimet politike.

“Por ju lutem, lëreni Hashim Thaçin rehat. Mos e përzieni emrin e tij në këtë mjerim të politikës së ditës. Mos ia lidhni emrin me poste, pazare e kombinime politike”, ka deklaruar Çitaku.

Sipas saj, Thaçi ka bërë shumë më tepër sesa çdo post që mund t’i ofrohet nga politika.

“Hashim Thaçi ka bërë shumë më tepër se çfarëdo posti që mund t’i ofrojë politika. Ai ka qenë President. Ka qenë Kryeministër. Por para të gjithave, ka luftuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka përmendur edhe rolin e Thaçit në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Ka qenë pjesë e rrugëtimit që e solli Kosovën deri te dita më e madhe e saj. Dhe më 17 shkurt 2008, si Kryeministër i Kosovës, e shpalli Deklaratën e Pavarësisë. Çfarë posti mund të jetë më i madh se kaq?”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se Thaçi nuk ka nevojë për poste politike, por për liri dhe kthim në Kosovë.

“Hashim Thaçi nuk ka nevojë për poste. Ka nevojë për liri. Ka nevojë të kthehet në shtëpi. Te familja. Te njerëzit e tij. Në Kosovën për lirinë e së cilës luftoi dhe pavarësinë e së cilës e shpalli”, ka deklaruar Çitaku.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se çështja e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij lidhet edhe me mënyrën se si do të shkruhet historia e luftës së Kosovës.

“Sepse sot ai dhe shokët e tij kanë një betejë shumë më të madhe përpara. Një betejë për të vërtetën, për luftën tonë dhe për mënyrën se si ajo luftë do të shkruhet në histori”, ka shkruar ajo.

Në fund, Çitaku ka bërë thirrje që emri i Thaçit të mos përdoret për kalkulime politike.

“Ne nuk po presim Hashim Thaçin të kthehet në një post. Ne po presim Hashim Thaçin të kthehet i lirë. Ju presim të lirë, President. Bashkë me shokët. Kosova ju pret”, ka përfunduar Çitaku.

çitakuhashimkthehet

Të ngjashme

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

13:35
Ishte jashtë fushave një vit, Iraola tregon se kur do të kthehet Leoni

Ishte jashtë fushave një vit, Iraola tregon se kur do të kthehet Leoni

10:14

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Apeli në Speciale, Rexhaj: LDK s’e votoi ligjin por e dërgoi njeriun në Grup Punues, edhe Gërvalla do të bashkëpunojë për strategjinë
  • 13:44"Po na gjuajnë me plumba gome", të rinjtë tregojnë plagët që po marrin nga ndërhyrja e Policisë
  • 13:18Vetaksiden në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, kamioni merr flakë - Policia jep detaje
  • 13:09BQK: Ndryshimet në Ligjin për pastrimin e parave, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në SEPA
  • 13:09Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen nga zyrtarët kufitarë