Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën Prizren–Prishtinë, në zonën e Malishevës, pas një vetëaksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.

