Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 13:35
Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e një muaji nga aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Çitaku e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, duke shkruar se ky muaj ka qenë i rëndë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e luftës për liri.

Ajo ka kujtuar edhe protestat 21-ditore, gjatë të cilave qytetarët, sipas saj, ngritën zërin kundër asaj që e konsideron padrejtësi.

"Ajo që u projektua si goditje ndaj UÇK-së, e riktheu atë në qendër të vetëdijes sonë kombëtare, si vlerë të pakontestueshme që e bashkon Kosovën. Tashmë kemi hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së tyre në apel, me synimin për ta rrëzuar këtë aktgjykim, si dhe nisma për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Këto janë përgjegjësi që duhet t’i çojmë deri në fund, me seriozitet, përkushtim dhe të gjitha kapacitetet tona shtetërore. Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, qëndrimi ynë është kristal i qartë: çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë. Do të jemi pranë tyre, deri në kthimin e tyre të lirë mes nesh - në Atdhe!", shkroi Çitaku.

çitakumuajaktgjykimi

Të ngjashme

Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

09:53
Hoxhaj: Kam frikë se aktgjykimi do të përdoret për izolimin e Kosovës

Hoxhaj: Kam frikë se aktgjykimi do të përdoret për izolimin e Kosovës

21:53
Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

21:27

Më shumë nga Lajme

  • 14:21Ish Ministrja e Jashtme për Ramen: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet
  • 14:20“Të mbajmë larg dhunës të miturit”/ Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
  • 14:19Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës
  • 14:06FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës dhe inovacionit ushtarak
  • 14:02Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje të Kosovës përfituan nga pakoja e mbështetjes për energji