Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli për Qeverinë në detyrë: Për suksese të policisë ‘thyejnë këmbët’ për merita, pse askush s’merr përgjegjësi për tragjedi

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 22:54
Cakolli për Qeverinë në detyrë: Për suksese të policisë ‘thyejnë këmbët’ për merita, pse askush s’merr përgjegjësi për tragjedi

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, duke theksuar se nuk ka rëndësi çfarë kishte ndodhur më parë apo në çfarë gjendje ndodhej viktima në momentin e ngjarjes.

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka dënuar ashpër përpjekjet për ta zhvendosur fokusin nga përgjegjësia institucionale drejt viktimës, duke e quajtur këtë qasje “të ulët dhe të neveritshme”.

“Nuk ka asnjë rëndësi nëse Agon Zejnullahu ishte nën ndikimin e alkoolit apo ndonjë substance tjetër. Ai ka vdekur në duart e shtetit, dhe kjo është thelbësore”

“Në momentin kur ai ndaloi së rezistuari, policët duhej ta mbronin – jo ta shtypnin deri në vdekje. Kjo tregon mungesë profesionalizmi dhe çnjerëzi.” – ka shkruar ai.

Cakolli thekson se ky nuk është rasti i parë i dhunës policore në Kosovë dhe se kohëve të fundit është rritur ndjeshëm tendenca e përdorimit të forcës si zgjidhje e parë nga ana e policisë.

Ai ka kritikuar edhe përpjekjet për të justifikuar rastin me sukseset e Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke theksuar se këto nuk mund të përdoren si mbulesë për tragjedi të tilla.

“Tashmë veçse ka filluar përpjekja e disave për të na shitur pallavra të tipit “kjo polici është ajo që merret me strukturat kriminale në veri”. Por kjo s’ka asnjë lidhje. Sukseset e policisë në veri nuk e justifikojnë mbytjen e një qytetari diku tjetër. Një narrativë e tillë duhet të refuzohet nga opinioni publik.

Për sa i përket përgjegjësisë politike, edhe pse Qeveria është në detyrë dhe ish-ministrat kanë dhënë dorëheqje prej kohësh, kjo nuk mund të mbyllet këtu. Nëse për çdo sukses të policisë thyejnë këmbët për të dalë para kamerave dhe për të marrë meritat, pse nuk del askush të marrë përgjegjësi kur ndodh një tragjedi si kjo?” – ka shkruar Cakolli.

KDI

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre