Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Burri ia mori jetën, Llalloshi e emocionuar përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 11:41
Burri ia mori jetën, Llalloshi e emocionuar përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend

Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi bëri thirrje për bashkim dhe veprime konkrete institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.

Ajo tha se tragjedia e Arlindës duhet të shërbejë si pikë kthesë në shoqëri, duke kërkuar që të gjithë të bashkohen kundër dhunës dhe burrave që, sipas saj, e përdorin atë si mjet sundimi.

“Vrasja e Arlindës duhet të na shërbejë si pikë kthesë, duhet të bashkohemi kundër atyre burrave që e kanë kthyer dhunën në mjet sundues, o do të më nënshtrohesh, o do të vdesësh. E kush, nëse jo unë, ka arsye të flasë për këtë plagë”, u shpreh ajo.

Llalloshi tregoi gjithashtu për tragjedinë që kishte prekur familjen e saj, duke bërë të ditur se në vitin 2008, kushërira e saj, mjekja e respektuar Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti.

“Në vitin 2008, kushërira ime, mjeke e respektuar, Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe pse kanë kaluar 18 vite, për ne dhimbja nuk është shuar kurrë”, deklaroi ajo.

Duke folur për përmasat e këtij fenomeni në Kosovë, Llalloshi tha se që nga paslufta më shumë se 80 gra kanë humbur jetën në raste të tilla. Ajo theksoi se pas secilit rast qëndron një jetë e humbur, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që përballen me pasoja të rënda emocionale.

“Pas secilit prej këtyre numrave qëndron një jetë e shuar, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që mbeten me plagë për gjithë jetën. Dhe sot duhet ta shtrojmë një pyetje: edhe sa gra duhet të humbin jetën që ne të reagojmë me seriozitet?”, tha Llalloshi.

Deputetja Llalloshi bëri thirrje që institucionet dhe shoqëria të mos presin një tjetër tragjedi për të ndërmarrë hapa konkretë kundër dhunës ndaj grave.

“Andaj, të mos presim një tjetër tragjedi. Koha është të veprojmë tani me vendosmëri, t'i kthejmë fjalët në veprim dhe fjalët në përgjegjësi”, përfundoi ajo.

llalloshijetënkuvend

Të ngjashme

Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Takim në Kuvend: Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

09:09
Aksident në Berat, humb jetën një 63-vjeçar

Aksident në Berat, humb jetën një 63-vjeçar

13:52
Deliu e PDK-së: Turp e marre më vinte të flisja në Kuvend për Arlindën, fjalimet ishin patetike

Deliu e PDK-së: Turp e marre më vinte të flisja në Kuvend për Arlindën, fjalimet ishin patetike

13:20

Më shumë nga Lajme

  • 12:41“Si ndihesh pas vrasjes së Arlindës?”, s'flet togeri Faruk Muçolli: Jam zënë, s'kam të drejtë të prononcohem
  • 12:39Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit
  • 12:14Shiroka-Pula takon Prattipatin, diskutohet koordinimi, bashkëpunimi e avancimi i pozitës së Kosovës
  • 12:14Policia arreston dy të dyshuar për “Masakrën e Padalishtës”
  • 12:07“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj