Togeri i Policisë së Kosovës në Pejë, Faruk Muçolli, ka refuzuar të prononcohet për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra pasi kishte kërkuar ndihmë nga policia.
Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar komunikimin e drejtpërdrejtë mes Zekajt dhe togerit Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj.
Sipas transkriptit të publikuar në emisionin “MAT”, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e urdhrit për mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Gjatë bisedës me zyrtarin policor, ajo kishte shprehur shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe kishte kërkuar zbatimin e aktvendimit.
Në përgjigjet e tij, sipas transkriptit, polici i kishte thënë se nuk ishte i obliguar të merrej me të.
