Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, ka përkujtuar komandantin Ismet Jashari në 27 vjetorin e rënies së tij, shkruan GazetaDemos.
Ai kujtoi rrugëtimin kur vepronin së bashku në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK).
“Kujtoj rrugëtimin tonë drejt Kosovës, në marsin e vitit 1998, bashkë me Agim Bajramin, Abenë, Fehmiun dhe Xhevën. Me trup atleti dhe plot energji, ti ishe gjithmonë i gatshëm për sakrificë, i përkushtuar pa rezervë ndaj çështjes kombëtare”, u shpreh Buja.
Tutje, Buja kujtoi me emocione të thella edhe takimin e fundit me komandantin Ismet Jashari.
E kujtoj me emocione të thella takimin tonë të fundit, kur të dhashë këmishën ushtarake që e doje aq shumë. Një moment i thjeshtë, por që sot peshon rëndë në kujtimet dhe krenarine time. Sot, kujtimet më rëndojnë, por ato janë kujtime të lavdisë”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Ismet Jashari – një ikonë e luftës, e organizimit dhe e disiplinës ushtarake, sot shënon përvjetorin e përjetësisë së tij, njëkohësisht edhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.
E kujtoj me krenari kohën kur vepronim së bashku në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) dhe ti vije në redaksinë e gazetës “Zëri i Kosovës”.