Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Buja përkujton heroin Rexhep Bislimi dhe dëshmorin Kadrush Ilazi: Përulemi me respekt të pafund para veprës së tyre

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 18:12
Buja përkujton heroin Rexhep Bislimi dhe dëshmorin Kadrush Ilazi: Përulemi me respekt të pafund para veprës së tyre

Shukri Buja nga PDK ka bërë sot homazhe tek varrezat e heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi, dhe dëshmorit Kadrush Ilazi, shkruan GazetaDemos.

Në 28-vjetorin e rënies së tyre, Buja zgjodhi fjalë të mira për heroin Rexhep Bislimi duke theksuar heroizmin e tij në kohët e vështira për vendin tonë.

“Kanë kaluar 28 vjet nga rënia heroike e Rexhep Bislimit, njërit prej veprimtarëve, organizatorëve dhe luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit të njësitit të Ferizajt në fillet e luftës çlirimtare. Ai zgjodhi rrugën më të vështirë, rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut, duke e vulosur me gjakun e tij idealin për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, shkroi Buja.

Postimi i plotë:

Sot, me nderimin dhe përulësinë më të thellë, bëra homazhe pranë varreve të Heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi, dhe dëshmorit Kadrush Ilazi.

Kanë kaluar 28 vjet nga rënia heroike e Rexhep Bislimit, njërit prej veprimtarëve, organizatorëve dhe luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit të njësitit të Ferizajt në fillet e luftës çlirimtare.

Ai zgjodhi rrugën më të vështirë, rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut, duke e vulosur me gjakun e tij idealin për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Liria që e gëzojmë sot nuk erdhi si dhuratë. Ajo u fitua me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e heronjve dhe me qëndresën e popullit tonë. Prandaj, kujtimi për ta nuk është vetëm detyrim moral, por amanet që duhet ta ruajmë e ta përcjellim brez pas brezi.

Përulemi me respekt të pafund para veprës së Rexhep Bislimit, Kadrush Ilazit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për atdhe.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës Rexhep Bislimi!

Lavdi dëshmorit Kadrush Ilazi!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!

Më shumë nga Lajme

  • 18:12Hoxhaj: Të përfundojë sot, Ligji për Specialen s’mund të mbetet në gjysmë
  • 18:09A ka marrëveshje VV-PDK?
  • 18:03Musliu- Shoshi: Po qëndrojmë në Kuvend, kërkojmë votimin e Ligjit në lexim të dytë
  • 17:45Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike
  • 17:42“Këtu nuk duhet të ketë parti”, Hasani kërkon bashkim për Ligjin për Dhomat e Specializuara