Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike

GD
Gazeta Demos5 tetor 2026 në 17:45
Nagavci reagon pas incidentit me deputetin Rexhepi: Askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj incidentit të sotëm, ku deputeti i LVV-së, Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, është kapur për duar dhe është shtyrë nga protestuesit.

Nagavci e ka cilësuar si të papranueshme dhe të turpshme këtë sjellje, duke theksuar se e drejta për protestë dhe kritikë nuk nënkupton të drejtën për përdorimin e forcës fizike ndaj një deputeti.

“Pamjet ku protestuesit e kapin për duarsh dhe e shtyjnë me forcë një deputet të Republikës së Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me të drejtën demokratike për protestë. Protesta është e drejtë, kritika është e drejtë, kërkesa për llogaridhënie është e drejtë, por askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka vënë në pah edhe profilin e Rexhepit, duke e përshkruar si profesor universitar dhe doktor të shkencave të historisë.

Nagavci ka përmendur edhe familjen e deputetit, duke theksuar se vëllai i tij, Njazi Rexhepi, ishte pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe dëshmor i rënë në Betejën e Koshares, ndërsa vëllai tjetër, Jonuz Rexhepi, është veteran i luftës dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së, aq më pak ndaj një njeriu, familja e të cilit ka paguar me gjak çmimin e lirisë së Kosovës”, ka deklaruar Nagavci.

Sipas saj, përdorimi i dhunës në emër të vlerave të luftës nuk përfaqëson mbrojtjen e tyre.

“Kjo nuk është mbrojtje e vlerave të luftës. Kjo është cenim i tyre”, ka përfunduar ajo.

nagavcidrejtërexhepi

Të ngjashme

Deputeti që u kthye dhunshëm prapa në Kuvend nga protestuesit është vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi

Deputeti që u kthye dhunshëm prapa në Kuvend nga protestuesit është vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi

17:04
VV mbështet ndryshimin e Ligjit për Specialen, Nagavci: Do ta përkrahim këtë përpjekje

VV mbështet ndryshimin e Ligjit për Specialen, Nagavci: Do ta përkrahim këtë përpjekje

10:38

Më shumë nga Lajme

  • 18:56Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK
  • 18:52Albin Kurti iu ikë protestuesve, mbrojtja e afërt e nxjerr nga mbrapa Kuvendit
  • 18:52Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen
  • 18:47Çitaku thirrje Kurtit: Votoje ligjin! Jo për PDK-në, por për UÇK-në, historinë dhe të ardhmen
  • 18:42Bllokohet rruga te “Qafa”, pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës