Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar rikthimin e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe përfundimin brenda ditës të procedurës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Hoxhaj ka publikuar një video nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë, duke insistuar që procesi i nisur sot të mos mbetet në gjysmë.

