Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë në “Pressing” të T7, se me 21 qershor 1999 ishte arritur marrëveshje për çarmatosjen e UÇK-së.
Ai tha se pas kësaj UÇK-ja nuk kishte armë, përpos eprorëve që mbanin ato me leje të KFOR-it.
Në shtator të atij viti, Buja tha se UÇK-ja ishte transformuar në TMK, dhe më nuk ka pasur struktura.


