Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.
Një rast i tillë është raportuar në fshatin Terstenik – Drenas, ku dy vëllezër kanë sulmuar brutalisht dhëndrrin e tyre.
Viktima A.S., rreth 54-vjeçar, ka deklaruar se është rrahur keq nga Rrahman Hasani, rreth 41-vjeçar dhe Selman Hasani, rreth 46-vjeçar – ky i fundit me shtetësi gjermane. Ai ka pësuar lëndime serioze pasi është goditur me grusht dhe me boks metalik në kokë.