Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Brumin e bukës po duhet me hedh”, qytetarët dhe bizneset dëmtohen nga reduktimet e rrymës – ankohet furrtari

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 12:07
“Brumin e bukës po duhet me hedh”, qytetarët dhe bizneset dëmtohen nga reduktimet e rrymës – ankohet furrtari

Qytetarët por edhe bizneset po pësojnë më së shumti nga reduktimet e rrymës, pa çka po u shkakton edhe probleme.

Përveç reduktimeve, qytetarët thonë se po paguajnë shtrenjtë dhe faturat, ani pse po ngrohen me dru, dhe se nuk e përdorin shumë rrymën.

E një nga furrtarët tregon se po detyrohen ta gjuajnë një pjesë të brumit të cilën po e bëjnë gati për përgatitjen e bukës.

Furrtari Hamzë Osmanollaj nga Prizreni tha se mungesa e rrymës po i dëmton shumë.

“Para një viti e gjysmë kemi pasur ndërprerje dhe reduktime, tash në këtë fazë jo, por dje kemi pasur shumë ndërprerje, defekte dhe reduktime. Rryma shumë po na dëmton. Çdo brumë që përgatitet veç hidhet, sepse ashtu është faza e përgatitjeve. Kur ndalet rryma, të gjithën duhet me gjuajt, sepse nuk presin për me u pjekë. Ka revoltime: qysh, pse, tek. Pyesin a vjen e kur vjen. Ne informohemi që ka me u ndalë rryma, por ka ankesa sidomos në fazën e dimrit”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai bëri thirrje që të mos kihet më reduktime të rrymës.

“Kërkesa jonë është që mos me pasë reduktime dhe me pasë rrymë, sepse me gjeneratorë nuk mund të punojmë”, u shpreh ai.

Naim Prebreza nuk po mund ta kuptojë se si në vitin 2026-të vendi po përballet me mungesën e energjisë elektrike.

“Bizneset po ankohen shumë se po ka ndërprerje të rrymës. Ne jemi dy punëtorë krejt, por dikush ka 30, 40 dhe kjo ndikon. Kjo në vitin 2026 të ndodhë, nuk ka asnjë arsyetim”, tha ai.

E revoltuar ishte qytetarja Nexhmije Rrustemi e cila tha se rryma po i dëmton, por tregon edhe për çmimin e lartë të faturave të energjisë elektrike.

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë. Muajin e kaluar na ka ardhur 164 euro. Nuk mundemi me përballu, sepse ne me dru nxehemi. As nuk kemi ndonjë send të madh me rrymë, vetëm makinën e larjes dhe fshesën elektrike, por shumë shtrenjtë po na vjen rryma. Reduktimi i rrymës shumë po na dëmton”, tha ajo.

reduktime

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin