Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”, nesër, më 20 shtator, do të bllokohet qarkullimi i disa rrugëve në Prishtinë dhe rajonin e Fushë Kosovës duke përfshi një pjese të autostradës.
Policia tha se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim rregullimin e qarkullimit rrugor dhe drejtimin e trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.
“Policia e Kosovës do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’). Plani do të fillojë të zbatohet të dielën (20.09.2026), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”
Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia kërkon ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe i ka lutur ata t’i ndjekin udhëzimet e saj.
1. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.




