Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është shprehur i shqetësuar pas rastit të bllokimit të minatorëve në Trepçë.
Ai ka thënë se megjithëse është lajm i mirë dalja e tyre nga horizonti i 11-të, ka kritikuar se ndërhyrjet e menaxhmentit për interesa politike, sipas tij, kanë prëkur sigurinë e minatorëve.
“Kjo që është shqetësuese është se paaftësia dhe ndërhyrjet në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje, për interesa politike, kanë prekur drejtpërdrejt sigurinë dhe fatin e jetës së minatorëve. Pa investime, pa siguri të mjaftueshme dhe me pengesa edhe në pagesa, minatorët nuk mund të trajtohen si numra apo si mjet teknik.”, ka shkruar Zemaj.



