63 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të Trepçës, pasi është djegur trafo kryesore e këtij horizonti.
Drejtori i prodhimit në Trepçë, Bujar Jashari tha për Klan Kosovën se po punohet në sanimin e defektit, derisa u shpreh se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.
“Janë duke punuar ekipet në sanimin e defektit. Gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë. Besojmë që shumë shpejt do ta rregullojmë problemin, do të rikthehet energjia dhe minatorët do të dalin”, deklaroi ai.

