Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 16:13
50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025, në Zvicër janë shqiptuar vendime për Landesverweisung ndaj 50 shtetasve të Kosovës, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të përfshirë në këto vendime ka qenë 200.

Të dhënat, të siguruara nga albinfo.ch, bazohen në statistikat e ndara sipas shtetësisë për personat e rritur të dënuar në Zvicër gjatë vitit 2025.

Sipas statistikave, nga 50 shtetasit e Kosovës ndaj të cilëve është shqiptuar Landesverweisung, 13 persona figurojnë në kategorinë e të huajve me leje qëndrimi B, C ose Ci

Ndërkaq, 37 shtetas të tjerë të Kosovës janë regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”.

Në rastin e shtetasve të Shqipërisë, statistikat tregojnë 200 persona të përfshirë në vendime për Landesverweisung, të gjithë të regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”.

Në total, bëhet fjalë për 250 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj të cilëve janë shqiptuar vendime të tilla gjatë vitit të kaluar.

"Landesverweisung", është një masë e paraparë në të drejtën penale zvicerane, përmes së cilës një shtetas i huaj mund të dënohet me largim nga Zvicra pas një vepre penale. Vendimi mund të jetë i detyrueshëm për vepra të caktuara ose të shqiptohet nga gjykata, varësisht nga rrethanat dhe natyra e veprës.

Megjithatë, këto statistika nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se të gjithë personat e përfshirë janë larguar faktikisht nga Zvicra gjatë vitit 2025. Ato i referohen vendimeve për Landesverweisung të shqiptuara ndaj personave të rritur të dënuar gjatë atij viti.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se një pjesë e personave të prekur nga këto vendime kishin status të rregullt qëndrimi në Zvicër, ndërsa pjesa tjetër është përfshirë në kategorinë e shtetasve të huaj me status tjetër qëndrimi.

kosovësvititshtetas

Të ngjashme

​Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

​Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII

16:37
Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

Zgjedhjet në Serbi, Policia e Kosovës me qëndrim të qartë për fushatën

16:18
BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

16:06
BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

15:19

Më shumë nga Lajme

  • 16:46VV skeptike për Ligjin për Specialen, Nagavci thotë se “kanë dyshime se nuk do sjellë rezultate të mëdha”
  • 16:38Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë
  • 16:37KE i bën një përmbledhje vizitës së von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Turneu shfaqi vrullin për zgjerim
  • 16:36Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen
  • 16:17Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë