Për zgjedhjet në Serbi, fushatat parazgjedhore nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë.
Kështu ka konfirmuar, Veton Elshani - zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
“Vetëm mundem me të tregu që ne e kemi udhëzim prej eprorëve tanë, vendim që nuk lejohet mbajtja e fushatës parazgjedhore, zgjedhore të Serbisë në Kosovë dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet”, tha Elshani për KosovaPress
Ai njoftoi se një aktivitet i tillë është zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, ku, sipas tij, ishin mbledhur rreth 200 mësues.
“Një rast dje ka qenë, kanë qenë rreth 200 arsimtarë, mësues. I kanë ftuar Lista Serbe për me ju tregu se si duhet votuar, çka të bëjnë. Kjo ka qenë informata jonë. Kur kemi shkuar, ata kanë thënë që tubimi ka qenë në lidhje me integrimin e shkollave, pastaj janë larguar”, tha Elshani.