Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gërvalla-kryesuesve të Mekanizmave Koordinues Lokalë: Përgjegjësia nuk delegohet, nuk shtyhet dhe nuk shmanget

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 19:55
Gërvalla-kryesuesve të Mekanizmave Koordinues Lokalë: Përgjegjësia nuk delegohet, nuk shtyhet dhe nuk shmanget

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, sot Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mbajti takim me kryesuesit e Mekanizmave Koordinues Lokalë.

Në këtë takim të mbajtur në kuadër të konsultimeve për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për periudhën 2027-2031, Gërvalla vlerësoi rëndësinë e përvojave, sfidave dhe propozimeve konkrete të komunave.

“Mekanizmat Koordinues Lokalë kanë rol thelbësor në parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e mbështetjes së tyre në çdo fazë të riintegrimit”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se nga 38 komuna të Republikës së Kosovës, vetëm 20 kanë dorëzuar raportet përkatëse, ndërsa një komunë ka njoftuar se ende nuk e ka themeluar Mekanizmin Koordinues Lokal.

Këto të dhëna, siç tha Gërvalla, kërkojnë reflektim të hollësishëm e shumë serioz.

“Mbrojtja e jetës, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve kërkon prani, vendimmarrje dhe angazhim të drejtpërdrejtë”, u shpreh ajo.

“Propozimet e tyre, si dhe ato të kryetarëve të tjerë të komunave, për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen dhe riintegrimin e viktimave, forcimin e shërbimeve sociale dhe funksionalizimin e Mekanizmave Koordinues Lokalë, përbëjnë një kontribut të vlefshëm në ndërtimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse, me masa konkrete dhe përgjegjësi të qarta institucionale”, tha ajo.

Në anën tjetër, Gërvalla e quajti të papranueshme mungesën e kryetarëve të tjerë të komunave në takim, për të cilët tha se nuk janë spektatorë të këtij procesi, por janë bartës të përgjegjësive ligjore dhe institucionale për funksionalizimin e Mekanizmave Koordinues Lokalë.

Në fund, ajo shtoi se Strategjia e re nuk duhet të jetë një dokument tjetër që miratohet dhe mbetet në sirtar, por duhet të prodhojë përgjegjësi të qarta, buxhete të garantuara, shërbime funksionale dhe rezultate të matshme.

“Asnjë institucion nuk mund të pretendojë se e ka përmbushur detyrën e vet nëse viktimat mbeten pa mbrojtje, pa mbështetje dhe pa perspektivë riintegrimi. Përgjegjësia nuk delegohet, nuk shtyhet dhe nuk shmanget”.

koordinueslokalëmekanizmave

Më shumë nga Lajme

  • 19:56Zyrtari policor e dorëzon uniformën, djali i ish-zëvëndëskomandantit
  • 19:56Qeveria mban mbledhje elektronike, bën 5 emërime
  • 19:55Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash
  • 19:41Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor
  • 19:10Vetaksident në Rrugën C në Prishtinë