Sot në Kosovë pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.




