Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bie në bunar rreth 10 metra të thellë, policia arrin ta shpëtoj qytetarin

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 23:39
Bie në bunar rreth 10 metra të thellë, policia arrin ta shpëtoj qytetarin

Një 72-vjeçar është shpëtuar nga Policia e Kosovës pasi kishte rënë aksidentalisht në një bunar, teksa po ujiste kopshtin në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Rasti ka ndodhur të hënën, më 10 gusht, rreth orës 18:25, në rrugën “Veteranët e Lirisë”.

Pas marrjes së informatës për rastin emergjent, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në një veprim të rrezikshëm për shpëtimin e tij, njëri prej zyrtarëve policorë është futur rreth 10 metra në bunar dhe ka arritur ta sigurojë 72-vjeçarin me litar. Më pas, dy zyrtarë të tjerë kanë bërë tërheqjen, duke arritur ta nxjerrin personin të gjallë nga bunari.

I moshuari fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar ekipet emergjente të QKMF-së në Shtime dhe Qendrës Emergjente në Ferizaj për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional të 72-vjeçarit

policiabunarrreth

Të ngjashme

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

17:06
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një objekt tregtar në Malishevë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një objekt tregtar në Malishevë

16:03
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

11:14

Më shumë nga Lajme

  • 08:55S’përfshihet projektligji i PDK për Specialen, këto janë 35 pikat e mbledhjes së Qeverisë për sot
  • 08:54Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë
  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale