Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 08:54
Von der Leyen sot në Tiranë, nesër në Prishtinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Tiranë, ndalesa e parë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të vizitës do të jetë rruga e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian dhe hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit. Në Tiranë, Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 17:30 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Të enjten, më 1 tetor, presidentja e KE-së do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, po të njëjtën ditë, ajo do të vijojë vizitën në Podgoricë, për takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. Turneu do të përmbyllet të premten në Shkup, me takime me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Jashtë itinerarit këtë herë mbeten Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Komisioni Evropian ka sqaruar se Von der Leyen synon t’i vizitojë në një moment të mëvonshëm, për shkak të zgjedhjeve të afërta në të dyja vendet.

Vizita zhvillohet në një moment kur Brukseli po punon për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Komisioni po përgatit një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, ndërsa po shqyrton edhe masa të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Për Shqipërinë, dokumenti pritet të përcaktojë reforma prioritare dhe objektiva që lidhen me synimin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

leyentiranëkryeministrin

Të ngjashme

Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë

Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë

12:09
Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

17:41

Më shumë nga Lajme

  • 09:45Musliu - VV-së: Erdhët në pushtet duke premtuar zhbërjen e Speciales, pse nuk po e zhbëni?
  • 09:37A do të ketë të ftohtë të madh sivjet në Kosovë, përgjigjet meterologu i njohur
  • 09:33Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Kaçanik, ish-pjesëtari i policisë serbe dyshohet për torturimin e 13 civilëve
  • 09:28Gruda për Kurtin: Unë të them që po dua pak dinjitet me e mbrojt UÇK-në, e ti më thua “po dua edhe pak pushtet’
  • 09:18Çitaku: Po e zvarritni mbrojtjen e UÇK, Albin e Donikë dita e llogaridhënies do të vijë