Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria e Kufirit, dje ka pranuar informacion se në Han të Elezit ndodhej i parkuar një automjet furgon me targa vendore, i cili dyshohej se ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.
Sipas njoftimit, gjatë veprimeve policore në lokacion është vërejtur edhe një depo, në të cilën ndodheshin mallra të ndryshme. Në koordinim me prokurorin kujdestar janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar përkohësisht.
“Më 29.09.2026, pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe ekzaminimit të mallrave nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, rasti është iniciuar si Kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim.




