Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Besim Kelmendi: Jam unë ai që e kam mbajtur të informuar UÇK’në, duke rrezikuar punën dhe jetën

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 16:49
Besim Kelmendi: Jam unë ai që e kam mbajtur të informuar UÇK’në, duke rrezikuar punën dhe jetën

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në një konferencë të jashtëzakonshme ka reaguar pas raportimit nga portali “Paparaci” se Kelmendi është ftuar të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut, një lëndë për krime lufte të cilën e ka nën hetim Prokuroria Speciale.

Kelmendi pas intervistimit nga Prokuroria prezantoi prova se nuk kishte të bënte me rastin për të cilin po raportohet.

Derisa shtoi se për shkak të sigurisë e ka përdorur edhe një emër tjetër.

“Në atë kohë për çdo gjë që i duhet UCK jam unë ai që i kam mbajtur jo vetëm te informuar por kam rrezikuar punën dhe jetën duke marrë dosje për të dërguar aty ku e kishin vendin. Për të parë se çfarë po ndodhë aty deri te gjykata e Hagës. Unë për shkak të sigurisë në atë kohë kam vepruar me emrin Alban Lumi për herë të parë po e foli këtë publikisht, kam mendu që shumë njerëz nuk kanë nevojë me dëgju për fat të keq jeta paparazi armiku im në këtë rast me te pavërteta po ngrit dilemat e njerëzve të cilët nuk më njohin dhe kam qenë i detyruar të dal sot para jush”.

Ai ka thënë se kundër tij deklarimet e bën pasi ai ka kërkuar të respektohen ligjet dhe procesi për anëtarë të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

“Unë kam njoftuar kolegjiumin e kësaj Prokurorie, KPK-në për të gjitha tendencat që dikush brenda sistemit dëshiron me çdo kusht me u bë ushtrues detyra i Kryeprokurorit të shtetit. Në momentin kur them që duhet të respektohet ligji, dhe procesi për anëtar të rinj në KPK e shihni çka ndodhë, aktivizohet Vehbi Kajtazi. Me shpifje e të zeza që janë veç kulturë e tij. Goditja kaq e ulët që është bërë, nuk i takon një njeriu e as njerëzve që i takojnë qenies njerëzore. Që tre vite kam paraqitur padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër këtij portali. Për fatin tim të keq dhe shumë qytetarëve të KOSOVËS që nuk marrin thirrje. Askush nuk më ka thirrë për këtë padi që e kam paraqit në gjykatë, shpresoj që një ditë gjykata do ta thotë atë që unë konsideroj që është e drejtë”, tha ai.

prokuroriaUCK

Të ngjashme

Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

15:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit