Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, është deklaruar sot para mediave në lidhje me aksionin e fundit në luftën ndaj një grupi kriminal ndërkombëtarë, dhe u sekuestruan mbi 37 kilogramë narkotikë që dyshohet të jenë të llojit heroinë.
Murseli, se hetimet kishin filluar më herët nën dyshimin për veprën penale të narkotikëve.
“Në bashkërendim të këtyre hetimeve për një periudhë të caktuar rekorde hetimore kemi mbledhur prova të barazueshme që vërtetojnë veprën penale dhe me datë 3 është realizuar aksioni policor i koduar “Rikthimi”. Me njësitë e shumta policore dhe me urdhër të prokurorit Dema kemi nisur operacionin policor duke filluar fillimisht me një fabrikë në Ferizaj, ku dyshohet se mund të jetë në ruajtje një sasi e narkotikëve e më pas janë bastisur edhe 4 lokacione të tjera të përfshira dy në rajonin e Prishtinës.Gjatë bastisjes policia gjeti një sasi të drogës që në testim rezultoi se është heroinë e që ishte vendosur në një qese, e më pas është gjetur dhe një sasi e drogës e ndarë në 61 paketime të prezantuara para jush që ishte kamufluar në një pako letre brenda disa mallrave komerciale. Në një nga banesat e braktisura nga i dyshuari I.S shtetas turk është gjetur dhe sekuestruar edhe një kilogram heroinë, domethënë në total kemi gjetur 62 paketime, në peshë 36 kilogramë”,deklaroi Murseli.
Murseli po ashtu deklaroi se janë kontrolluar 5 lokacione, janë arrestuar pesë të dyshuar dy shtetas turq I.S A.C, një shtetas maqedonas dhe dy shtetas të Kosovës, I.S dhe V.S.
