Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.
Terras mori fjalën në takimin e sotëm të Komitetin për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi raportin e saj për vitin 2026.
Sipas tij, paraliza institucionale i ka kushtuar Kosovës në reforma dhe përparim.
“Sipas vlerësimit tim fillestar, raporti i Komisionit Evropian për zgjerimin, që ka të bëjë me Kosovën, është mjaft i përshtatshëm. Ai pasqyron qartë fushat problematike të cilat u theksuan edhe në raportin e Parlamentit Evropian vitin e kaluar. Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur.




