Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 15:58
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e 27-vjeçarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeç) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike.

gjilanprokuroriathemelore

Të ngjashme

Rasti në Gjilan, flet avokati i Avokati i të dyshuarit

Rasti në Gjilan, flet avokati i të dyshuarit

16:03
Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit

Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit

15:16
Gjilan/ Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur me foshnjën e tij

Gjilan/ Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur me foshnjën e tij

15:36
E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje

13:32

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë euro total, 200 milionë euro më shumë se në 2026-tën
  • 16:30Kaq do iu rriten shtesat fëmijëve nga janari
  • 16:28Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 16:17Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet në 46 bashki
  • 16:16Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin