Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE pas vdekjes së Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 16:21
BE pas vdekjes së Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë

Bashkimi Evropian, në deklaratën për vdekjen e Ratko Mladiqit, ka dënuar çdo formë të glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohimit të gjenocidit dhe revizionizmit, duke theksuar se fenomene të tilla nuk kanë vend as në BE dhe as në shtetet kandidate për anëtarësim.

Qëndrimi i Brukselit vjen në kohën kur në Serbi po organizohen nderime për Mladiqin, i cili po varroset në Beograd. Portreti dhe emri i tij janë shfaqur në tubime përkujtimore, ndërsa homazhe i janë bërë edhe nga grupe tifozësh.

Në derbin ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Partizanit në Beograd, futbollistët mbajtën një minutë heshtje për Mladiqin. Në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitić”, tifozët e Zvezdës shpalosën një portret të madh të tij dhe mesazhin “Drejt Potoçarit”.

Këto janë fjalët që Mladiq i kishte shqiptuar në korrik të vitit 1995, para hyrjes së forcave serbe të Bosnjës në Srebrenicë. Pas rënies së enklavës u krye gjenocidi ndaj boshnjakëve.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), BE-ja shpreh solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke i cilësuar konfliktet e armatosura të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor si “ndër momentet më të errëta të Evropës në historinë e saj të kohëve të fundit”.

“Ratko Mladiq ishte një kriminel lufte i dënuar i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë.

Mladiq vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë për rolin e tij në krimet e kryera gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

BE-ja ka paralajmëruar gjithashtu kundër çdo përpjekjeje për glorifikimin e figurës së Mladiqit, mohimin e gjenocidit apo revizionizmin historik.

“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, theksohet në deklaratë.

Sipas BE-së, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Bashkimi Evropian deklaron se do të vijojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet për pajtim dhe stabilitet rajonal, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale e dypalëshe që lidhen me trashëgiminë e konflikteve të së kaluarës.

mladiqitkriminelëveluftës

Të ngjashme

Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

11:37
Çështja e protezave për invalidët e luftës, flet ministri Vitia

Çështja e protezave për invalidët e luftës, flet ministri Vitia

11:12
“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës

“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës

18:34
Konushevci: Financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë, asnjë kërkesë nuk është në pritje

Konushevci: Financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë, asnjë kërkesë nuk është në pritje

16:44

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij
  • 19:41Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 19:35Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore