Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 18:34
“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim nga koha kur shërbente si mjeke në vijën e parë të frontit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kadrijaj ka treguar për kushtet e rënda në të cilat u detyruan të punonin ekipet mjekësore, mungesën e barnave dhe pamundësinë për të ofruar trajtimin e nevojshëm për ushtarët e plagosur.

Ajo ka rrëfyer rastin e një ushtari, tashmë invalid i luftës, të cilit iu desh të amputohej dora për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe mungesës së kushteve mjekësore.

“Një që gjithmonë më bie me e përmend ka qenë me sharrë druri, që iu ka këputë dora një tash invalidi të luftës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, është dashur me ia këputë dorën, sepse nuk kishim kushte. Ekipi mjekësor është dashur me zgjedhë me ia këputë dorën për me ia shpëtu jetën”, ka rrëfyer Kadrijaj.

Ajo ka treguar se, në mungesë të mjeteve të përshtatshme mjekësore, është improvizuar një sharrë druri, e cila ishte dezinfektuar në flakë për të zvogëluar rrezikun e infeksionit.

“Është dashur me u improvizu një sharrë druri, e cila është dezinfektuar në flakë, për shkak të mikrobeve, në mënyrë që i plagosuri të mos merrte infeksion”, ka thënë ajo.

Kadriaj gjithashtu tregoi se nuk ka pasur as anestezion gjatë këtij intervenimi.

kadrijajluftëskishim

Të ngjashme

Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

11:37
Çështja e protezave për invalidët e luftës, flet ministri Vitia

Çështja e protezave për invalidët e luftës, flet ministri Vitia

11:12
Konushevci: Financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë, asnjë kërkesë nuk është në pritje

Konushevci: Financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë, asnjë kërkesë nuk është në pritje

16:44
Haradinaj reagon pas mos-votimit të amandamentit për financimin e protezave për invalidët e luftës: Është detyrim i shtetit

Haradinaj reagon pas mos-votimit të amandamentit për financimin e protezave për invalidët e luftës: Është detyrim i shtetit

13:02

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
  • 20:46Vdekja e pacientes me kancer për mungesë terapie, Zemaj kërkon dorëheqjen e Vitisë: Më e pakta që do të duhej të ndodhte
  • 20:18Musliu për ligjin e Speciales: Përmirësimi nuk është tërheqje
  • 20:08Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV’në
  • 20:03Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij