Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është deklaruar pas adresimeve të shqetësimeve pas mos-amandamentimit të buxhetit prej 1 milion eurosh për protezat e invalidëve të luftës.
Sipas Vitisë, protezat sigurohen nëpërmjet Fondit Shëndetësor në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, e që deri më tani nuk kanë evidentuar ndonjë rast me mungesë.
“Çështjet bëhen me kërkesë nga formularët shëndetësorë dhe secila kërkesë trajtohet veç e veç. Siç është trajtuar deri më tani, edhe secila lëndë tjetër do të trajtohet. I bëj thirrje edhe z. Hoti që të bëjë aplikimin, nëse nuk e ka bërë ende. Nëse e ka bërë, do të shqyrtohet. Cilido qoftë kabineti ku mund të drejtohet, ne në çdo kohë do të jemi të gatshëm ta ndihmojmë dhe ta sigurojmë se kjo do të ndodhë” ka thënë Vitia.
Sipas tij, deri më tani, mbulimi i tarifave ka ndodhur në një mënyrë jo plotësisht institucionale.




