Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE gati për takim mes tyre, Kurti e përmend rolin e Vuçiq në “Sarajevo Safari”: Të angazhohet një Gjykatë Speciale

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 17:34
BE gati për takim mes tyre, Kurti e përmend rolin e Vuçiq në “Sarajevo Safari”: Të angazhohet një Gjykatë Speciale

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, paralajmëroi një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të përfunduar kriza politike në Kosovë që e la vendin pa institucione legjitime për gati një vit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur që nga sulmi i Banjskës në shtator të 2023-ës pas të cilit liderët e të dyja vendeve më s’janë takuar. Kallas bashkë me emisarin Peter Sorensen kanë për detyrë që të vënë në zbatim Marrëveshjen e Ohrit të dakorduar nga paraardhësit e tyre, Joseph Borrell e Miroslav Lajçak.

Kallas e përmendi një “momentum të ri” për këtë proces krahas urimit për qeverinë e re në Kosovë.

“Pas më shumë se një viti bllokadë, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!”, shkroi Kallas në X, duke shtuar: “Ajo që ka rëndësi tani është që të ecet me shpejtësi në reforma. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen financiare të BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të përparuar në rrugën drejt BE-së. Ky është një momentum i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam e gatshme të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”.

Pas sulmit në Banjskë, Kurti kishte hedhur disa kushte për Bashkimin Europian në këmbim që të ulej përballë Vuçiqit. Ndër to ishte dorëzimi i Milan Radoiçiqit e tërheqja e një letre nga ish-kryeministrja serbe.

Por, së fundi, në Prishtinë në një konferencë të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, kryeministri Kurti pati një kërkesë – jo domosdoshmërish drejtuar BE-së.

Duke folur për procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe për krimet e pretenduara në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”, Kurti tha se duhet të ngrihet një gjykatë speciale edhe për gjykimin e krimeve në Sarajevë që ndodhën gjatë “Sarajevo Safari” e që u aktualizua së fundi. Kurti këtu përmendi edhe rolin e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

““Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha Kurti.

Kurti, Vuçiq e kryediplomatja Kallas së fundi ishin të tre pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Derisa dy liderët ballkanikë zhvilluan edhe disa takime në margjinat të kësaj konference, Kallas mbajti një fjalim ku përmendi se BE-së duan t’i bashkohen jo vetëm disa europianë jashtë bllokut, por edhe qytetarë të vendeve përtej kontinentit.

“Njerëzit ende duan të bashkohen me klubin tonë. Dhe jo vetëm europianët e tjerë. Kur isha në Kanada vitin e kaluar, më thanë se mbi 40 përqind e kanadezëve kanë interes të bashkohen me BE-në! Lista e pritjes po bëhet e gjatë. Shpresoj vetëm që ata që kanë pritur për një kohë të gjatë të mos duhet të presin më gjatë”, tha Kallas derisa vazhdoi të fliste kryesisht për luftën në Ukrainë.

Kallas kishte takuar Kurtin e Vuçiqin në takime të ndara në kuadër të disa takimeve që kishte zhvilluar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në dhjetor të 2024-ës në Bruksel kur kishte nisur mandatin e saj.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta