Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha si kryeparlamentar nis takimet me diplomatë – në zyrë e priti ambasadorin britanik

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 15:48
Basha si kryeparlamentar nis takimet me diplomatë – në zyrë e priti ambasadorin britanik

Dimal Basha si Kryetar Kuvendi ka nisur takimet me diplomatë. Të parin që e priti në zyrë, është ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se Basha gjatë takimit e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje e thellë të popullit të Kosovës ndaj Britanisë për rolin e saj gjatë luftës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Në takim pos tjerash u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

“Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Kryetarin Basha për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ridëshmon lidhjet e thella dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet më tej në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë