Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

25-vjetori i sulmit të 11 shtatorit: Një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2,977 dronë në New York

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 07:50
25-vjetori i sulmit të 11 shtatorit: Një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2,977 dronë në New York

Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e New York-ut të mërkurën në mbrëmje, si një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Vepra artistike, e titulluar “2,977 Drita mbi Portin e New York-ut”, përfshiu 2,977 dronë, nga një për secilën viktimë që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit. Dronën u ngritën mbi port përpara se të bashkoheshin duke formuar siluetën e Kullave Binjake në përmasat e tyre reale.

Sipas organizatorëve, instalacioni artistik përkujtimor publik u zhvillua në bashkëpunim me pjesëtarë të komunitetit të 11 shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve të para të ndërhyrjes. Projekti u prezantua përpara ceremonisë përkujtimore të së premtes dhe u zhvillua si një aktivitet publik falas, i përqendruar te reflektimi dhe uniteti.

11 shtatori do të kujtohet gjithmonë për një nga sulmet më terroriste në histori që tronditi botën. Kullat Binjake të World Trade Center në Nju Jork kishin qenë prej kohësh një objektiv i rëndësishëm për al Qaeda-n.

Ato shiheshin si simbol i fuqisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Khaled Sheikh Mohammed, një nga drejtuesit kryesorë operacionalë të al Qaeda-s dhe bashkëpunëtor i Osama bin Ladenit, punoi për vite me radhë në planifikimin e një sulmi ndaj tyre.

Në total, vetëm në kompleksin e World Trade Center humbën jetën më shumë se 2,750 persona. Sulmet shënuan një nga momentet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara dhe u pasuan nga luftëra të gjata amerikane në Afganistan dhe Irak. Edhe më shumë se dy dekada më vonë, puna për identifikimin e viktimave vazhdon.

shtatoritdronëviktimë

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 23:22Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione