Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

19 vjet nga vrasja e policit Triumf Riza, vazhdon gjykimi ndaj “Lizës” dhe “Rrumqit”

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 07:37
19 vjet nga vrasja e policit Triumf Riza, sot vazhdon gjykimi ndaj “Lizës” dhe “Rrumqit”

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë sot gjykimi ndaj Ilir Abdullahut, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahut, i njohur si “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e rëndë të policit Triumf Riza.

Çështja po trajtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Avni Syla, me anëtarë gjyqtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani-Hajra.

Seanca e paraparë për 24 korrik kishte dështuar për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, ndërsa vazhdimi ishte caktuar për sot, më 11 shtator.

Ilir dhe Rrahim Abdullahu akuzohen nga Prokuroria Speciale se, në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën, kanë marrë pjesë në vrasjen e policit Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, grupi dyshohet se kishte përcjellë për një kohë lëvizjet e Rizës. Prokuroria pretendon se, pasi ishte marrë informacioni për vendndodhjen e tij, të akuzuarit kishin shkuar pranë lokalit ku ai qëndronte.

Kur Riza kishte dalë nga lokali dhe ishte afruar pranë veturës, Arben Berisha kishte shtënë 11 herë në drejtim të tij, duke e goditur me dy plumba në shpinë dhe një në këmbë. Lëndimet e marra kishin rezultuar fatale.

Për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim, ndërsa Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim për shtytje në vrasje. Sekiraqa vazhdon të jetë në arrati.

Rrahim Abdullahu ishte dënuar në vitin 2015 me katër vjet e 11 muaj burgim për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, pasi Gjykata e kishte rikualifikuar akuzën. Ky aktgjykim ishte anuluar nga Apeli dhe çështja ishte kthyer në rigjykim.

Ndërkaq, Ilir Abdullahu, i cili kishte qenë në kërkim për rreth 15 vjet, ishte arrestuar në korrik të vitit 2023. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij në shtator të vitit 2024.

Në shkurt të vitit 2025, Gjykata i bashkoi çështjet penale ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut për t’i trajtuar në një proces të vetëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

vjetrizapolicit

Të ngjashme

Tension në seancën për vrasjen e policit Muhamet Lika, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit

Tension në seancën për vrasjen e policit Muhamet Lika, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit

11:31

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset
  • 22:00Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte
  • 21:57Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla
  • 21:55Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu
  • 21:52Ardian Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të dalin të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët