Shefi i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka vizituar në Spitalin e Traumës një efektiv të Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë protestës, duke shprehur mirënjohjen për punonjësit e policisë dhe duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se ka pasur nderin të punojë me efektivin e plagosur gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ai u uroi shërim të shpejtë të gjithë punonjësve të policisë të plagosur apo lënduar, si dhe qytetarëve që kanë mbetur të lënduar gjatë protestës.
“Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit dhe shërim të shpejtë çdo të plagosuri/lënduari. Ajo që po bëni ju sot në mbrojtje të demokracisë, historia e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, do ta vlerësojë e kujtojë me krenari. Uroj shërim të shpejtë edhe çdo të lënduari qytetar në protestë”.




