Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër zyrtare punonjësve të policisë, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për përballimin e situatave të tensionuara dhe akteve të dhunës gjatë shtatë ditëve të fundit të protestave.
Hita ka vlerësuar përkushtimin e efektivëve, ku shprehet se disa prej të cilëve janë lënduar në krye të detyrës, ndërsa u ka bërë thirrje të vijojnë shërbimin me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri.
Më tej, Hita u ka kërkuat të respektohet ligji dhe dinjiteti i çdo qytetari.
Deklarata e plotë:
Prej shtatë ditësh po përballeni me situata të vështira, me orë te gjata shërbimi, tension dhe akte të rënda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyrës.
Sot dua t’ju shpreh personalisht mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen time të plotë. E di se pas çdo uniforme është një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bije, qe dikush e pret me shqetësim në shtëpi.




