Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu, ka miratuar unanimisht planin e punës për muajt në vijim të këtij viti.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë mbledhjes së radhës, Lushaku-Sadriu prezantoi para anëtarëve të komisionit aktivitetet e parapara në plan, të cilat përfshijnë fusha të ndryshme të përgjegjësive të këtij komisioni.
Ndër prioritetet kryesore të planit janë bashkëpunimi me ekzekutivin, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe diplomacia parlamentare, si dhe aktivitete të tjera me interes për vendin.


