Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 17:57
Kremlini paralajmëron takim trepalësh Putin-Trump-Xi muajin e ardhshëm

Kremlini ka konfirmuar se mundësia e një takimi trepalësh mes presidentit rus Vladimir Putin, atij amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping është ngritur gjatë bisedimeve, ndërkohë që Ukraina e ka kundërshtuar ashpër një format të tillë, duke e cilësuar si inkurajim për agresionin rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi të hënën raportimet e prestigjiozes Wall Street Journal, sipas të cilave Putin ka propozuar një takim të përbashkët me Trumpin dhe Xi Jinpingun gjatë samitit të ardhshëm të APEC-ut në Kinë, me fokus dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.

Peskov pranoi se ideja ka qarkulluar, por theksoi se ende nuk ka asgjë të vendosur në letër, raporton Reuters

“Duke qenë se të tre krerët e shteteve mund të marrin pjesë në samitin në Kinë, çështja e një takimi të tillë hipotetik vërtet është ngritur. Ajo u përmend, por nuk u diskutuan dhe as nuk u paraqitën propozime apo marrëveshje konkrete nga askush, qoftë për vetë takimin, qoftë për agjendën dhe përmbajtjen e mundshme të tij”, theksoi Peskov.

Ideja e një samiti mes tre superfuqive pa praninë e drejtpërdrejtë të palës ukrainase ka ngjallur irritim të menjëhershëm në Kiev. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, reagoi përmes një deklarate në platformën X, duke paralajmëruar për rreziqet e një formati të tillë.

“Një takim trepalësh mes liderëve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë mund të ndihmojë që lufta të përfundojë më shpejt. Por, një takim mes Rusisë, Kinës dhe SHBA-së do të sillte të kundërtën: do ta inkurajonte Putinin të vazhdonte këtë luftë,” nënvizoi diplomati kryesor ukrainas.

Nga ana tjetër, Peskov u shpreh para gazetarëve se Moska vlerëson rolin ndërmjetësues të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se asnjë marrëveshje përfundimtare nuk mund të realizohet pa përfaqësuesit e autoriteteve të Ukrainës.

“Sigurisht, një zgjidhje përfundimtare është e pamundur pa pjesëmarrjen e dikujt nga Kievi që është i gatshëm të marrë përgjegjësi”, deklaroi zëdhënësi rus.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, qëndrimet mes Moskës dhe Kievit mbeten thellësisht të ndara sa u përket kushteve për armëpushim dhe paqe afatgjatë.

takimtrepalëshkremlini

Të ngjashme

Pas Tiranës e Parisit, një tjetër qytet evropian ka dhunë – është thirrur një takim urgjent

Pas Tiranës e Parisit, një tjetër qytet evropian ka dhunë – është thirrur një takim urgjent

11:05

Më shumë nga Lajme

  • 20:49Ngrohja globale po përshpejtohet, thotë shkencëtari kryesor i klimës
  • 20:48Hoti dhe përfaqësuesit e KOV-së flasin për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë
  • 20:18Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë: Mos i lini vetëm studentët
  • 20:16Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
  • 20:10Nesër varroset aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha