Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 17:55
Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, investimet në infrastrukturën sportive dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve ishin temat kryesore të diskutuara në panelin për sportin, në kuadër të Samitit të Ballkanit, të mbajtur të hënën në Emerald, në Prishtinë.

Pas përfundimit të samitit, KosovaPress intervistoi kryetarin Përparim Rama, i cili foli për mundësitë që sjell një organizim i tillë, por edhe për rrezikun që paraqitet nëse institucionet nuk i përmbushin obligimet e tyre me kohë.

Rama: Samitet krijojnë mundësi për investime në Kosovë

“Çdo organizim i tillë është i rëndësishëm, sepse bën bashkë njerëz të ndryshëm, nga profesione të ndryshme dhe investitorë të ndryshëm që kanë interes të vijnë e të investojnë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën. Samite të tilla kanë pyetje të shumta dhe mundësi të ndryshme që u prezantohen investitorëve dhe kompanive të ndryshme, të cilat mund të vijnë këtu dhe të bëhen pjesë e procesit të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030”, tha Rama.

Rama shprehu shqetësimin për rrezikun e humbjes së të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kryetari theksoi se institucionet duhet të veprojnë urgjentisht për t’i adresuar vërejtjet e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përmbushur obligimet financiare dhe duke u përgjigjur kërkesave të këtij institucioni.

Sipas Ramës, takimet dhe koordinimi ndërinstitucional deri në afatin e 19 dhjetorit janë thelbësore për të shmangur një skenar të tillë.

Rama: Duhet ta marrim këtë çështje me seriozitetin më të madh

“Ka rrezik real. E keni parë letrën nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, që i është dërguar kryeministrit, mua si kryetar dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku saktësisht theksohet se nuk janë paguar shumat që është dashur të paguhen, sipas një pjese të kontratës, dhe po ashtu nuk u janë kthyer përgjigje. Prandaj, duhet ta marrim këtë çështje me seriozitetin më të madh, të takohemi vazhdimisht deri më 19 dhjetor edhe me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, t’i diskutojmë dhe t’i shqyrtojmë të gjitha pikat për të cilat ata kanë hezitime apo dyshime se nuk do të realizohen. Duhet të merremi vesh që më 19 dhjetor ta dimë se jemi në rregull dhe të mos përballemi me ndonjë befasi të pakëndshme”, u shpreh Rama.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 do të përbënte një mundësi të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm për zhvillimin e sportit dhe fitimin e medaljeve, por edhe për promovimin e vendit, rritjen e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik. Anulimi i tyre do të ishte një humbje e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh përfitimet që një ngjarje e tillë mund të sjellë në planin afatgjatë.

ramamesdhetarelojërave

Të ngjashme

Ambasadori britanik takohet me Përparim Ramën, diskutojnë Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë

Ambasadori britanik takohet me Përparim Ramën, diskutojnë Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Prishtinë

15:57
Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

14:59
Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

13:50
Rama takon ambasadorin britanik, diskutojnë 19 projektet strategjike të Prishtinës

Rama takon ambasadorin britanik, diskutojnë 19 projektet strategjike të Prishtinës

11:03

Më shumë nga Lajme

  • 20:49Ngrohja globale po përshpejtohet, thotë shkencëtari kryesor i klimës
  • 20:48Hoti dhe përfaqësuesit e KOV-së flasin për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë
  • 20:18Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë: Mos i lini vetëm studentët
  • 20:16Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
  • 20:10Nesër varroset aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha