Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami me akuza ndaj Kurtit: Po merr para nga qytetarët përmes çmimeve të shtrenjta

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 17:36
Bajrami me akuza ndaj Kurtit: Po merr para nga qytetarët përmes çmimeve të shtrenjta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin se po merr para nga qytetarët.

Sipas saj, kjo po ndodh përmes çmimeve të shtrenjta, faturave të rrymës, tenderëve njëburimor dhe në forma të tjera.

“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, atë thesin që po thotë e ka kepë, e e ka trashë, e ka trashë me paratë tona. Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve disa fish me të shtrenjta, përmes faturave të energjisë elektrike/mafisë energjetike, përmes tenderëve njëburimor dhe në forma tjera”, thotë Bajrami përmes një postimi në Facebook.

Ajo shton se Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga “thesi i çkymë, e ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti”.

“Por, ka edhe një problem tjetër derisa Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga thesi i çkymë, ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti, ai thes nuk po ju takon më qytetarëve, por është në funksion të luksit të qeveritarëve dhe të LVV, thënë shkurt po blen vota nga thesi”, përfundoi deputetja.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë