Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmë në Pejë, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i bërë përgjegjëse për tragjedinë.
Në një intervistë për RTV21, Hoxha ka deklaruar se posedon një numër të madh provash dhe dokumentesh që, sipas saj, dëshmojnë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse.
Në një rrëfim emocional, avokatja ka treguar se Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje dhe ndihmë nga institucionet, ndërsa dëshira e saj ishte të qëndronte pranë të birit.
“Vrasjen e kanë bërë institucionet”, ka deklaruar Hoxha.



