Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, ka thënë se ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë kanë pasur një koordinim të madh gjatë gjithë procesit gjyqësor.Në emisionin Debat Plus, Beqiri tha se koordinimi mes ekipeve ka ardhur edhe si udhëzim nga vetë klientët e tyre, me qëllim që të ndiqnin një rrugë të përbashkët të mbrojtjes.
“Koordinim mes ekipeve mbrojtëse ka pasur jashtëzakonisht shumë, sidomos për shkak se udhëzimi ka ardhur nga klientët tanë për ta pasur koordinim dhe një udhë të përbashkët të mbrojtjes”, tha Beqiri.Ai theksoi se bashkëpunimi është zhvilluar në forma të ndryshme, përfshirë edhe parashtrimin e shkresave pranë gjykatës në mënyrë të përbashkët.
