Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 18:49
Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Reagime të shumta ka nxitur kthimi në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Specialen.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe avokati Ardian Bajraktari, i cili ka shpjeguar procedurat që pritet të ndodhin.

Një veprim të tillë, ai e ka cilësuar  si një mundësi të mirë për reflektim dhe se sipas tij, bëhet fjalë vetëm për katër javë.

Pasi kthimit të këtij ligji nga presidentja, sipas Bajraktarit, procedura e mëtejshme zhvillohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit ia dërgon menjëherë ligjin për shqyrtim komisionit përgjegjës-raportues, si dhe deputetëve të Kuvendit. Komisioni përgjegjës-raportues, në këtë rast Komisioni për Legjislacion, e përgatit raportin për seancën plenare brenda katër javëve nga dita e pranimit të ligjit. Rrjedhimisht, hapi i radhës është shqyrtimi i ligjit nga komisioni përkatës dhe përgatitja e raportit për seancën plenare, në të cilën Kuvendi do të vendosë lidhur me ligjin e kthyer për rishqyrtim.”, ka thënë ai.

Kjo periudhë, sipas avokatit Bajraktari, duhet të shfrytëzohet për një shqyrtim serioz, profesional dhe kushtetues të ligjit, me qëllim të adresimit të vërejtjeve dhe eliminimit të elementeve problematike, para se ai të rikthehet në seancë plenare.

“Ligjbërja, aq më tepër kur bëhet fjalë për procese të tilla me rëndësi të veçantë shtetërore, kërkon qasje gjithëpërfshirëse, profesionale dhe të mirëkoordinuar. Po ashtu duhet filluar pa vonesë konsultimet me aleatët, veçmas BE-në, me qellim të përmbushjes së zotimeve ndërkombëtare.”, ka shkruar Bajraktari.

ligjitbajraktariavokati

Të ngjashme

Syla troç: Kthimi i ligjit të Speciales një ‘rulet rus’ për protestuesit edhe miqtë e UÇK’së në Hagë

Syla: Kthimi i ligjit të Speciales një ‘rulet rus’ për protestuesit edhe miqtë e UÇK’së në Hagë

19:00
Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit

Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit

23:42

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 19:35Trump akuzon Iranin për rritjen e çmimit të naftës: Nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore
  • 19:24OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse zvarritet Ligji për Specialen
  • 19:22Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?