Gazetari e komentatori politik Valon Syla e konsideroi një gabim kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim në këto rrethana të paqarta.
Përgjegjësia dhe llogaridhënia për këtë hap të pamenduar mirë siç e konsideron Syla i mbetet kryesisht Partisë Demokratike të Kosovës pasi mbetet e pasigurt që ky legjislacion do të kthehet te Presidentja Justina Pula-Shiroka për miratim.
“Për Ligjin një gjë tashmë dihet. Në Kuvend e ktheu një pjesë e PDK dhe AAK dhe jo Justina Pula” shkruan ai dhe alarmon qartë se “kthimi i këtij ligji në Kuvend është ‘ruski rullet’ për protestuesit dhe miqtë në Hagë” dhe shtjellon rrethanat dhe faktorët që e bëjnë situatë me potencial krize të tillë.
“Opozita se di a i ka sot ma shumê se 22 deputet më në Kuvend. Ndërsa veten nê emër tê UÇK’së dhe çlirimtarëve të tjerë dhe të vetëshpallur, nuk e di a do të mund ti keni votat që ta ktheni përsëri për nënshkrim te Presidentja.



