Sot, gjykata Speciale ka bërë të ditur se se Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndaj kësaj ka reaguar avokati Ardian Bajraktari, duke thënë se 16 korriku është datë e rëndësishme për këtë proces gjyqësor dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës.
Ai ka vlerësuar se procesi gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, duke përmendur çështje si mungesa e transparencës, stërzgjaten e procesit, si dhe qasjen diskriminuese.
‘‘16 Korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës
Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, tashmë, është në një fazë të rëndësishme, javen e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik do të bëhet publik vendimi i trupit gjykues lidhur me mocionin e përbashkët të palës mbrojtëse, përkatësisht kërkesën për hudhje të pikave të aktakuzës. Ky proces gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, siç i kemi thënë që në krye të herës, duke filluar nga mungesa e transparencës, stërzgjatja e procesit, mungesa e kredibilitetit të provave/dëshmive, qasja diskriminuese ndaj palës mbrojtese në raport me palën akuzuese, e mbi të gjitha vënia në dyshim e objektivitetit të trupit gjykues’’, ka shkruar ai.