Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Avni Dehari: Nëse ka sinjale për formimin e institucioneve, thirret seanca

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 10:32
Avni Dehari: Nëse ka sinjale për formimin e institucioneve, thirret seanca

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka bërë të ditur se seanca mund të thirret në momentin kur të kenë pajtim midis subjketeve politike për formimin e të gjitha instituiconeve të vendit.

“Momentin e parë që kemi sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, pra që palët të merren vesh në vend se të ketë tentativa pa rezultat, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonia”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vitin e kaluar, me 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese kishte ritheksuar nevojën që kuvendi të konstituohej brenda afatit 30-ditor, me afatin qe fillonte të rridhte që nga dita e shpalljes së aktgjykimit KO124/25.

Kjo nënkuptonte që sipas aktgjykimit KO124/25, kuvendi do duhej të konstituohej më së largu me 26 korrik 2025.

Të gjithë jemi dëshmitarë se konstituimi i kuvendit nuk kishte ndodhur as pas afatit të ri 30-ditor të vendosur nga GJK-ja, pra deri më 26 korrik 2025.

Sa herë që u kam bërë thirrje deputetëve të opozitës vitin e kaluar që të votonin për ta konstituuar kuvendin e të mos tejkalohej afati kushtetues, përgjigjja e tyre ka qenë se “nevojitet marrëveshje politike”. Asnjëherë nuk ishte problematizuar tejkalimi i këtij afati. Kurse nga vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet pasuese për çështjen e konstituimit, u kërkohej palëve të vazhdonin tentativat për konstituim pavarësisht tejkalimit të afatit, sepse nevoja për ta konstituuar kuvendin i mbivendoset afatit.

Kërkesa e partive opozitare u precizua edhe më tej pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke insistuar që marrëveshja politike duhet të bëhet para formimit të institucioneve, përndryshe shkojmë në zgjedhje.

Ne edhe mund të thërrasim seanca shterpë të cilat vetëm sa i irritojnë qytetarët, mirëpo përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë për institucione stabile dhe për të evituar zgjedhjet, është përmes një marrëveshjeje politike në mes të partive parlamentare.

Momentin e parë që kemi sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, pra që palët të merren vesh në vend se të ketë tentativa pa rezultat, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonia.

formiminavnidehari

Të ngjashme

Dehari: Më mirë një marrëveshje sesa 57 seanca pa rezultat

Dehari: Më mirë një marrëveshje sesa 57 seanca pa rezultat

13:20
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

11:50

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata
  • 11:35Vizita e senatores Ernst, në fokus partneriteti Kosovë-SHBA
  • 11:33Komandanti i FSK-së takon Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, flasin për zhvillimet aktuale të sigurisë
  • 11:16“Reflektoni – Hapeni Kuvendin!”, PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive
  • 11:15Gjendet një person i vdekur në Han të Elezit, policia nis hetimet